Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Naftëtarët e Ballshit kyçen brenda dhe refuzojnë çdo shërbim: Dalim që këtej vetëm me barela

Lapsi.al 8 October 2020
Naftëtarët e Ballshit kyçen brenda dhe refuzojnë

Në ditën e 11 të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit kanë ndërmarrë një tjetër vendim drastik. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj vendosi bashkë me kolegët e tij që të mbyllin dyert e mjediseve ku po mbahet greva, pasi nuk ka asnjë reagim. Ai theksoi se duke nisur nga sot nuk do të pranojnë as shërbim shëndetësor, madje do të heqin dorë dhe nga uji.

“Do të mbyllim dyert e mjediseve ku bëhet greva. Nuk ka asnjë reagim. Jemi të renduar. Këtu nuk ka show. Nga ky komente, nuk do të pranojmë më as shërbim shëndetësor. As media. Do të fikin telefonat. Edhe ujin do ta ndërpresim. Do të kyçim dyert. Do të dalim që këtu me barela.”, tha Dautaj ndërsa më pas i vuri drynin derës së jashtme. Ndërkohë, një tjetër grevist pohoi se do të flijohen aty, ndërsa shtoi se për këtë zotohen dhe betohen para flamurit.

“Zotohemi e betohemi përpara flamurit. Do të flijohemi këtu. Për hir të fëmijëve tanë.”, tha ai për news 24. Një pjesë e naftëtarëve jashtë mbështesin grevistët. Ndonëse ambulanca mbërriti para mjediseve ku po zhvillohet greva e urisë, personeli mjekësor nuk janë lejuar që të futen brenda.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI