Flash

Tragjedia në familjen shqiptare në Kosovë, dy vëllezër humbasin jetën nga Covid brenda 4 ditësh

Lapsi.al 8 October 2020
Tragjedia në familjen shqiptare në Kosovë, dy vëllezër

Familja e Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshit brenda katër ditësh janë përballë me dy tragjedi të njëpasnjëshme, ku këta dy vëllezër nuk arritën ta fitojnë betejën me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare kryetrari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, i cili u shpreh se “para 3 ditësh ka ndërruar jetë njëri prej vëllezërve, tani pas dy ditësh vëllai tjetër. Ata kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, fatkeqësisht nuk e kanë përballu luftën me koronavirusin”.

Ai shtoi se gjendja me koronavirusin në komunën që udhëheq është e qëndrueshme dhe po bëhet gjithçka për tejkalimin e kësaj situate. Në media u raportua se viktimat kanë qenë të moshës 60 dhe 57 vjeçare.

Javëve të fundit numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë ka rënë dukshëm.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 15,938 raste nga 71,865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsejtë 14,143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,157.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI