Flash

Trupat e pajetë të dy të rinjve, Berisha: Viktima të kanabisit "medicinal" Rama-Lleshaj

Lapsi.al 8 October 2020
Trupat e pajetë të dy të rinjve, Berisha: Viktima të

Pas konfirmimit të lajmit se, dy trupat e pajetë të gjetur në malet e Malësisë së Madhe iu përkasin dy të rinjve, të zhdukur prej disa ditësh, vjen dhe reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha. Sipas Berishës, duke iu referuar një denoncimi të një banori të zonës, dy të rinjtë janë viktima të kanabisit “medicinal” që kontrolllohet nga qeveria dhe njerëz pranë saj.

Çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

“Viktima te kanabisit “medicinal” Rama-Lleshaj!

Dy te rinjte u ekzekutuan sepse prishen pazaret e droges te narkoqeveritareve. Te afermit e viktimave ne Malsine e Madhe akuzojne narkoqeveritaret qe me arat e tyre te kanabisit medicinal shkaktuan vrasjen e dy te rinjve.

Familjaret kerkojne trupat e djemve te tyre, narkopolicia nuk i lejon te kerkojne ne vendin e krimit.

Duke shprehur ngushllime familjeve te viktimave, vrasjen e tyre si vrasje shteterore me shkak kryesor kanabisin medicinal te Edvin Droges dhe Gjeneral Hashashit”.

Denoncimi I qytetarit:

“Doktor. pershendetje !

“Tash 5 dite jane zhduke 3 djem te Ri ne Malsi te Madhe , shkaku eshte prishje e pazarit te hashashit qe eshte mbjelle nga deputeti Paulin Sterkaj e kryetari i Bashkis Tonin Marina , te zhdukurit jane disa fakira puntor te ketyre kriminelave e bandes te tyre qe kane mbjelle gjithe Malsine me droge , Policia qe ka marre 30% e hashashit bashke me Edi Ramen dhe Sander Lleshajn ben spektakel , gjoja kontrollon por nuk shkon tek parcelat e droges se jane te deputetit e te Ylli Sterkes kushrinit dhe te tij dhe Edi Rames e sander Lleshajt“

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI