Flash

Vajza që i ngriti kurth në Instagram trafikantit shqiptar të drogës

Lapsi.al 8 October 2020
Vajza që i ngriti kurth në Instagram trafikantit shqiptar të

Një 37-vjeçar shqiptar i arrestuar nga autoritetet britanike në kuadër të një operacioni të koduar në shqip “Kulmi” u ekstradua në Itali. Shqiptari me iniciale H.E. ishte pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai u arrestua në aeroportin “Heathroë” të Londrës më 3 shtator ndërsa mbërriti në aeroportin Fiumicino pasditen e së enjtes.

Sipas medieve italiane, për arrestimin e shqiptarit u përdor një metodë e veçantë. Agjentët italianë përdorën një llogari false të një femre shqiptare në Instagram që e kontaktoi 37-vjeçarin në adresë me emër tjetër që ai mbante të hapur. Ai ra në kurth pasi pranoi të takohej me vajzën dhe agjentët i vunë prangat.

Arrestimi u bë falë aktivizimit të rrjetit evropian kushtuar kërkimit dhe kapjes së të arratisurve ndërkombëtarë (ENFAST), në të cilin Italia merr pjesë përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor. Në të njëjtin operacion ranë në pranga 37 persona në qershor të këtij viti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, merr flakë makina te “Zogu i Zi”

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, në Tiranë. Në foto shihet se makina është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme të ...

19:34

Eliona Pitarka merr propozimin për martesë

Eliona Pitarka ka marrë propozim për martesë nga i dashuri dhe përgjigja e saj ka qenë “Po, përgjithmonë!”. Aktorja e humorit ka publikuar në Instagram një foto...

18:08

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI