Flash

Lleshaj: Mund të jetë dëshirë e ndonjërit që të iki, por nuk shoh asnjë motiv

Lapsi.al 1 October 2020
Lleshaj: Mund të jetë dëshirë e ndonjërit që

Sandër Lleshaj u shpreh sonte se nuk do të largohet nga posti i ministrit të Brendshëm përsa kohë është në vullnetin e tij duke u thënë fund spekulimeve që ishin ngritur javët e fundit për lëvizje të tjera në qeveri, të ndihmuara edhe nga një deklaratë e tij që la vend për interpretime.

“Përsa kohë është në vullnetin tim unë do të jem ministër i Brendshëm dhe treguesit në terren nuk më bindin për dicka tjetër. Sot drejtoj një ministri, që mund të dalë me treguesit më pozitivë, për rendin dhe sigurinë. Për këtë arsye nuk shoh asnjë motiv për ta konsideruar këtë çështje” tha ai në Real Story.

Por kush e ngriti këtë furtunë? Lleshaj thotë se spekulimet mund të jenë halucinacione, apo dëshira të dikujt.

“Le të themi që po më jep një mundësi për argëtim të situatës për arsye se u thashë se ardhmja ime në politikë dhe qeveri nuk është tipike për shkak të formimit dhe karrierës.

Jam atipik sepse ndryshe nga shumë politikanë që luftojnë për një post të tillë, unë nuk kam luftuar, nuk kam ardhur me kredite partiake. Duke qenë se nuk ndjej asnjë lidhje organike me karrigen që ulem nuk ndjej asnjë trishtim për shkëputjen prej saj. Mund të jenë halucinacione, apo dëshira të dikujt” tha ai.

Të këshilluara

Papa Francesku refuzon takimin me Pompeon

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të enjten me zyrtarë të lartë të Vatikanit, një ditë pasi u bënë publike kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj ...

20:19

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI