Flash

Basha tregon cilat janë mundësitë për një koalicion me Ramën pas zgjedhjeve

Lapsi.al 1 October 2020
Basha tregon cilat janë mundësitë për një koalicion me

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka bërë të qartë pozicionimin e tij se nuk do të pranojë bashkëqeverisje apo koalicion me PS-në teksa paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se me marrjen e pushtetit, do e çojë për ndjekje penale para drejtësisë për dosjet e korrupsionit që janë bërë gati.

“Shumë prej këtyre dosjeve i kemi çuar në SPAK. Dosjet janë gati, Rama do shkojë për ndjekje penale sa më takon mua si kryeministër nesër e do marrë ndëshkimin e merituar.

Për Ramën s’kam asnjë ofertë koalicioni e nuk pranoj asnjë ofertë dhe kam vetëm një mesazh: Pas 25 prillit e pret drejtësia, ndëshkimi i merituar, ky është mesazhi, ato dosje që janë bërë gati të korrupsionit galopant do shkojnë në drejtësi e të hetohen.

S’ka bashkëqeverisje me të keqen.

T’i kërkosh njeriut që e ka vjedhur Shqipërinë deri në kockë, që në kulmin e pandemisë bënte tendera sekretë e po vjedh ca ka mbetur par se të largohet për qeveri teknike ne funksion te shqiptareve është utopi e s’merrem fare me utopi unë po bëj detyrën time si opozitë.

Një njeri i tillë do largohet, si janë larguar njerëzit e kalibrit të tij në Evropë dhe në botë”, - tha Basha në Syri tv.

Të këshilluara

Papa Francesku refuzon takimin me Pompeon

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të enjten me zyrtarë të lartë të Vatikanit, një ditë pasi u bënë publike kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj ...

20:19

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI