Flash

Eksperti italian: Virusi është po aq i rrezikshëm sa në pranverë, situata po përkeqësohet

Lapsi.al 1 October 2020
Eksperti italian: Virusi është po aq i rrezikshëm sa në

"Gjërat kanë filluar të përkeqësohen”. Kështu thotë eksperti italian Roberto Burioni në buletinin e 1 tetorit të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë duke mos fshehur frikën.

"Ju lutemi, kini kujdes – bën apel Burioni - mbani distancën, vendosni maska, shmangni vendet e mbushura me njerëz brenda, lani duart. Virusi është atje, aq infektues dhe i dëmshëm sa ishte në pranverë. E gjitha varet nga ne ” – thotë ai.

Virologu duket i shqetësuar dhe ka një arsye për këtë, duke pasur parasysh që vala e dytë po e vë Francën dhe Spanjën në vështirësi serioze. Nëse Italia po bën shumë tamponë është e qartë se ekziston nevoja.

“Nëse të infektuarit vazhdojnë të rriten në këtë mënyrë që 5% e të prekurve të përfundojnë në spital rrezikohet që edhe një herë ta fusim sistemin shëndetësor në krizë. Dhe pastaj po që në atë rast makthi i përjetuar në pranverë do të fillonte përsëri, një skenar që duhet të shmanget me çdo kusht” – e mbyll eksperti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Papa Francesku refuzon takimin me Pompeon

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të enjten me zyrtarë të lartë të Vatikanit, një ditë pasi u bënë publike kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj ...

20:19

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI