Flash

Matic heq dorë nga Serbia: "Ishte i vendosur për tu larguar"

Lapsi.al 30 August 2020
Matic heq dorë nga Serbia: "Ishte i vendosur për tu larguar"
Nemanja Matic i jep lamtumirën kombëtares. Motivi është që ti japë mundësi lojtarëve të rinj, si ka bërë të ditur Federata serbe (FSS). Mesfushori i Serbisë e Manchester United ka vendosur të mbyllë karrierën me Serbinë por nuk ka dhënë asnjë koment, ndërsa drejtori sportiv i FSS Vladimir Matijasevic ka theksuar për mediat e Beogradit se Matic ishte i vendosur për të hequr fanellën e Serbisë. “Përvec se tha se ishte koha që të rinjtë të kishin hapësirë, Matic nuk ka shprehur arsye të tjera specifike për të hequr dorë ─ ka thënë Matijasevic ─ E respektojmë vendimin e tij. Është 32 vjec e ka patur një sezon me klubin shumë impenjativ. Futbolli europian për klube është kërkues kështu që jemi të ndërgjegjshëm se duhet të injektojmë gjak të ri në kombëtare.” Matic, është një lojtar i Manchester United nga 2017, kur u mor nga Chelsea. Vetëm dy gola në 48 prezenca me Serbinë, që ka ende një shans të arrijë Euro 2020 që do të luhet vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë së koronavirus. Serbia do të luajë me Norvegjinë gjysëmfinalen e playoff në 8 tetor e, në rast fitore, ballkanasit do të presin Skocinë ose Izraelin në 12 nëntor për një vend në turneun me 24 skuadra që do të mbahet në gjithë Europën. Ndërkohë, këto ditë, Serbia do të përballet me Rusinë (3 shtator) e Turqinë (6 shtator) për dy ndeshjet e para të Nations League.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI