Flash

Zgjerimi i detit nga Greqia/ Rama merr komplimentat e OMONIA-s

Lapsi.al 29 August 2020
Zgjerimi i detit nga Greqia/ Rama merr komplimentat e OMONIA-s

Në vijim të debatit për zgjerimin e hapësirës territoriale greke edhe me 6 milje, ΟΜΟΝΙΑ vlerëson qëndrimin e qeverisë shqiptare.

“Konstatojmë me kënaqësi se vihet re korrespondim pozitiv dhe diferencim thelbësor nga pozicionet negative ngurruese që manifestonte qeveria në Shqipëri, duke kultivuar për pasojë klimë dyshimi”, thekson reagimi.

Më tej, deklarata thekson se dialogu midis dy qeverive, shqiptare dhe greke, bëhet realitet i kapshëm, sipas parashikimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së detit posaçërisht.

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek thekson se manifestimi në këtë moment i një vullneti pozitiv për përmbylljen e procedurave të definimit, “ka për të izoluar më tej qendrat që kultivojnë klimë mosbesimi kundrejt Greqisë dhe helmojnë opinionin publik”.

Reagimi i plotë:

Tema: Synimi për marrëveshje të përmbyllur për kufijtë detarë Shqipëri-Greqi përbën shans për rehabilitimin e klimës së mirëbesimit mes dy vendeve. Përpjekjet për kultivim dhe ruajtje të frymës së dyshimit nga qendra të caktuara dhe mjete të informimit masiv në Shqipëri janë diametralisht kundër interesit të përbashkët dhe perspektivës së saj europiane.

Duke implementuar të drejtën e saj që buron nga rendi juridik dhe praktika ndërkombëtare, për zgjerimin e Ujërave Territoriale në Jon, Qeveria Greke, veç të tjerash sjellë në orbitë dinamike edhe të gjithë çështjen e negociatave për arritjen e rregullimit integral të kufijve detarë me Shqipërinë.

Konstatojmë me kënaqësi se vihet re korrespondim pozitiv dhe diferencim thelbësor nga pozicionet negative ngurruese që manifestonte qeveria në Shqipëri, duke kultivuar për pasojë klimë dyshimi. Veç të tjerash ruajtja e këtij refuzimi, të vetmes gjë që nuk i shërben është interesi e vetë shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Lë të ekspozuar vendin se u shërben objektiva të të tretëve – të trazavaçit Oriental të sigurisë ndërkombëtare – se nuk e ka aftësinë të tregoj përkushtimin adekuat në parimet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, si parakusht këto për avancimin më tej të perspektivës europiane të integrimit.

Manifestimi në këtë moment të të gjithë vullnetit pozitiv për përmbylljen e procedurave të definimit, ka për të izoluar më tej qendrat që kultivojnë klimë mosbesimi kundrejt Greqisë dhe helmojnë opinionin publik. Madje përbën kontribut të vyer në një moment kritik në çështjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, sepse tepron një vatër shtesë tensionesh dhe keqkuptimesh, ngaqë për shkak të veprimeve të Turqisë ekziston tanimë vatër e nxehtë konflikti në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Me dialog mes qeverive të Greqisë dhe Shqipërisë, Marrëveshja mundet të bëhet realitet i kapshëm, sipas parashikimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së detit posaçërisht, duke dëshmuar për pasojë se rikualifikimi i marrëdhënieve Shqiptaro- Greke përbën vullnet të shoqërisë, por edhe faktor për mirëqenien e popullit të Shqipërisë dhe për më tepër kontribut esencial në krijimin e stabilitetit dhe paqes në ambientin më të gjerë gjeostrategjik.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI