Flash

Përzgjedhja e kandidatëve të PD për deputetë, përfundon faza e parë

Lapsi.al 27 August 2020
Përzgjedhja e kandidatëve të PD për deputetë,

Komisioni i Vlerësimit, i ngritur në Partinë Demokratike për vlerësimin e propozimeve të anëtarësisë së PD-së për deputetë dhe kryetarë bashkie, përfundoi dje fazën e parë të seleksionimit.

Nga rreth 3600 propozime të bëra nga anëtarësia e PD-së, mësohet përmes burimeve se vetëm rreth 1000 kandidatë kanë kaluar fazën tjetër. Tirana, e cila përfundoi dje, ishte qarku i fundit që u filtrua nga 5-shja Besnik Mustafaj, Bujar Nishani, Enriketa Papa, Genc Ruli dhe Mark Marku.

E-MAILI

Kandidatët për të qenë pjesë e listës së PD-së për deputetë dhe kryetarë bashkie, të cilët kanë kaluar fazën e parë të seleksionimit, janë njoftuar nga Komisioni i Përzgjedhjes përmes një emaili, ku iu konfirmohet se kanë kaluar fazën e parë dhe kanë detyrim që brenda 5 ditëve të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit.

Për disa qarqe si Kukësi, Dibra, Berati, Shkodra, faza e parë ka përfunduar më herët dhe u ka shkuar më herët formulari i vetëdeklarimit dhe dje kandidatëve u ka përfunduar afati për t’ia dorëzuar të plotësuar Komisionit të ngritur në PD.

Gazeta “Panorama” publikoi pak ditë më parë edhe përmbajtjen e emailit që u ka shkuar kandidatëve.

“E/I nderuar. Në vijim të propozimit tuaj, nga anëtarët e PD-së dega …….., me vendim të Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve, ju njoftojmë se jeni kualifikuar në fazën e parë të shqyrtimit të kandidaturave për përfaqësim politik të Partisë Demokratike. Bashkëlidhur gjeni për plotësim formularin e vetëdeklarimit për kandidim, sipas udhëzimit nr. 60, datë 25.06.2020, të Kryesisë së Partisë ‘Për miratimin e rregullave për realizimin e procedurës së propozimit, konsultimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për përfaqësim politik të Partisë Demokratike, në nivel qendror dhe lokal'”, thuhet në emailin e dërguar nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit.

Më tej, ata i kujtojnë çdo kandidati detyrimin që ta plotësojnë formularin brenda 5 ditëve, pasi në të kundërt, mosdorëzimi qoftë elektronikisht, qoftë në versionin fizik i formularit të plotësuar, nënkupton tërheqjen nga gara të kandidatit.

“Sipas udhëzimit, formulari duhet të dorëzohet i plotësuar në rrugë elektronike në adresën [email protected] apo dorazi pranë Sekretariatit Organizativ të Partisë në selinë qendrore, brenda 5 ditëve nga marrja e këtij njoftimi. Mosdorëzimi në kohë i formularit të vetëdeklarimit nënkupton heqje dorë nga mundësia për të qenë kandidat i mundshëm. Lutemi që plotësimi të bëhet elektronikisht ose me shkrim të qartë dhe të kuptueshëm. Dorëzimi me e-mail konsiderohet nënshkrim nga ana e kandidates/it”, vijon njoftimi me e-mail për kandidatët.

Ky njoftim nuk u ka shkuar të gjithë atyre kandidatëve që 10 vitet e fundit kanë pasur mandatin e deputetit ose të kryetarit të bashkisë, pasi më herët në shtet e kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit për pasurinë dhe dekriminalizimin. /panorama

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI