Flash

PD komenton Ramën që flet serbisht për të mbështetur Gjukanoviçin (VIDEO)

Lapsi.al 26 August 2020
PD komenton Ramën që flet serbisht për të mbështetur

Partia Demokratke nuk e ka lënë pa koment serbishten e kryeministrit shqiptar që doli në mbështetje të Milo Gjukanoviçit në Malin e Zi. Anëtari i kryesisë së PD-së Kreshnik Collaku tha se me mbështetjen që i dha Gjukanoviçit, Rama injoroi shqiptarët, ndërsa me deklaratën e Gent Cakajt i përçau ata.

"Sikur te mos mjaftonte thirrja serbisht e Rames per te mbeshtetur Gjukanovicin, duke injoruar shqiptaret e Malit te Zi te cilet gjithashtu garojne me disa parti e koalicione, mbremja nuk mund te mbyllej pa nje tjeter skandal dhe sjellje tjeter percarese nga qeveria shqiptare.

Ne deklaraten e mbremjes Gent Cakaj,nga pozita e minsitrit te jashtem ben thirrje qe te votohet njeri prej koalicioneve garuese te shqiptareve ne Mal te Zi.

Ky qendrim i Tiranes Zyrtare qe fut hundet ne vullnetin e preferencat e shqiptareve ne Mal te Zi,e perpiqet te ndikoje apo orientoje voten e tyre eshte nje tjeter provokim i padenje. Qendrime te tilla te papjekura te Ministrit te Jashtem te Shqiperise duke shpallur preference e anesi politike mes shqiptareve te Malit te Zi, shkon vazhden e sjelljeve te qarta percarese e ngaterresetare qe ne keto vite te qeverisjes se Edi Rames kane shkaktuar deme te pamatshme ne Kosove ,Maqedoni te Veriut e se fundmi ne Mal te Zi" thotë Çollaku.

PD u kerkoi shqiptareve te Malit te Zi, te refuzojne e injorojne sjellje te tilla aventureske, ndërsa për Tiranën zyrtare thotë se e perfaqeson vetem "nje taborr mercenaresh te cilet jane te gatshem te sakrifikojne interesat kombetare per lojra te felliqura pushteti".

https://youtu.be/sTf-eYOepTw

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI