Flash

Jozefina Topalli kërkon largimin e Lulzim Bashës: Formulari fyerje, nuk e sjell demokracinë

Lapsi.al 26 August 2020
Jozefina Topalli kërkon largimin e Lulzim Bashës: Formulari fyerje,

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve një ditë më parë mes shumë emrave të përzgjedhur ka vendosur të njoftojë se është përzgjedhur për në fazën e dytë të procesit edhe ish-nënkryetarja e demokratëve, madje duke shkuar më tej, duke i kërkuar edhe të plotësojë formularin e ku duhet të shpjegojë kontributet që ka në Partinë Demokratike.

Në një bisedë për ABC NEWS, Topalli ka shpjeguar edhe pozicionin e saj në raport me këtë propozim.

“Unë nuk jam demokrate e vitit 2005. Unë jam identifikuar me Partinë Demokratike përpara se ajo të lindte, për shkak të historisë sime e të familjes sime. Unë nuk kam qenë kurrë në qeveri, por kam qenë deputete dhe Kryetare Kuvendi për shkak se jam votuar nga qytetarët dhe në pjesën më të madhe të mandateve në maxhoritar. Unë jetën politike e kam të lidhur me demokratët, ata të vërtetët. Ndaj dhe jam mirënjohëse që më kanë propozuar me besimin e shpresën që të bëjmë ndryshimin.

Ish-kryeparlamentarja sqaron edhe qëndrimin e saj në lidhje me kërkesën për të plotësuar formularin nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

“Formulari nuk demokratizon një forcë politike. Ai është një fyerje. Unë jam prekur nga propozimet e demokratëve. Ata janë idealistë dhe e dijnë që unë i dua ata. Kemi bërë beteja bashkë. Kemi rrezikuar bashkë. Kemi ëndërruar bashkë. Kemi fituar bashkë. Unë jam e lidhur me çdo demokrat. Por unë nuk do i gënjej ata. Nuk i kam gënjyer kurrë. Unë i them atë që mendoj dhe besoj. Nëse vërtetë Lulzim Basha kërkon të largoje Edi Ramën , ai duhet t’i lëshojë vendin një njeriu tjetër të pakorruptuar. Vetëm kështu bashkohen demokratët e përçarë dhe largohet Rama.”

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve përmbylli këtë të mërkurë fazën e parë të selektimit të kandidatëve, ndërkohë që të gjithë emrat e përzgjedhur janë njoftuar të plotësojnë formularë mbi të dhënat personale dhe kontributet në parti përpara se të kalojnë në fazën e dytë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI