Flash

Ish-ministri serb në plazh mes shqiptarëve, dikur i quajti "egërsira"

Lapsi.al 24 August 2020
Ish-ministri serb në plazh mes shqiptarëve, dikur i quajti

Ish-ministri serb nga Lista Srpska, Aleksandër Jabllanoviç ka zgjedhur bregdetin e Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushimi. Siç shihet edhe në foto ish-ministri serb është relaksuar në jug. Ai shfaqet me rroba banjo, duke marrë rreze dielli.

Disa vite më parë Jabllanovic u vu në qendër të një skandali në Kosovë në lidhje me disa deklarata të tij pas një vizite rikthimi të të zhvendosurve serbë në Gjakovë.

Nënat e shqiptarëve të zhdukur gjatë genocidit serb dolën në protesta, ndërsa disa protestues qëlluan me akull autobuzët e serbëve të rikthyer. Asokohe Jabllanoviç i quajti "egërsira" protestuesit, por pas reagimeve të forta, kërkoi falje.

"Unë që në fillim dua të them që më vjen shumë keq që një deklaratë e imja nga 6 janari, e dhënë me qëllim që të dënoj sulmet ndaj njerëzve të zhvendosur dhe që kanë dashur të futen në kishën e tyre, ka shkaktuar gjithë këto reagime. Unë kam dashur që të denoj sulmet ndaj të zhvendosurve. Mirëpo disa media e kanë interpretuar gabimisht deklaratën time dhe i kanë dhënë një konotacion politik, me shpjegimin se unë kam ofenduar gjoja të gjithë qytetarët e Gjakovës, si dhe familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Si ministër dhe politikan unë nuk mund të lejoj që deklaratat e mija të përdoren si shkas për demonstrata. Për këtë shkak, para disa ditësh, unë i kam kërkuar falje të gjitha nënave që kanë humbur më të dashurit. Deklarata ime nuk ka të bëj fare me këto nëna" u shpreh asokohe Jabllanovic, që duket se nuk e ka pasur problem kalimin e pushimeve mes shqiptarëve.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI