Flash

Zëvëndësi i Erdoganit: Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në det, shkak për luftë

Lapsi.al 29 August 2020
Zëvëndësi i Erdoganit: Zgjerimi i Greqisë me 12 milje

Pas samitit të djeshëm të BE-së për krizën Greqi-Turqi, ka reaguar Zv.Presidenti turk Fuat Oktay, i cili tha për agjensinë turke të lajmeve “Anadolu” se Turqia pret drejtësi nga BE-ja dhe paralajmëroi që askush të mos presë që Turqia të bëjë hapa pas duke folur edhe për luftë.

“Nëse përpjekjet e Greqisë për t’i zgjeruar ujërat e saj territorial me 12 milje nuk është shkas lufte, atëherë çfarë është?” tha më tej Oktay, duke theksuar se vendi “do të mbrojë të drejtat e tij në çdo metër katror në ujërat e Mesdheut Lindor, cilido qoftë çmimi”.

Zyrtari turk deklaroi pakënaqësitë ndaj BE-së duke thënë se fatkeqësisht, Evropa, nuk është në anën e Turqisë dhe interesave të saj dhe e quajti të pasinqertë thirrjen e BE-së për dialog.

“Ne e njohim mirë gjuhën e paqes dhe diplomacisë, por nuk do të hezitojmë të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë. Franca dhe Greqia janë midis atyre që e dinë këtë më mirë”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI