Flash

Basha sulmon taksën progresive: Prodhoi kaos, pandershmëri dhe padrejtësi

Lapsi.al 22 August 2020
Basha sulmon taksën progresive: Prodhoi kaos, pandershmëri dhe

Lulzim Basha ka premtuar edhe një herë heqjen e taksës progresive që vendosi qeveria e Partisë Socialiste si një barrë e rëndë mbi shtresën e mesme. Në një status në Facebook, Basha tha se kjo taksë ka prodhuar veç kaos, pandershmëri dhe padrejtësi.

"Në këto 7 vite, qeveria Rama e ka taksuar punën dhe dijen më shumë se çdo qeveri tjetër më parë. Barra më e rëndë e këtyre taksave ka rënë mbi shtresën e mesme.

Sot të gjithë e shohim se taksa progresive e Ramës ka dështuar dhe ka prodhuar vetëm kaos, pandershmëri dhe padrejtësi. Ajo është kritikuar fort edhe nga organizatat ndërkombëtare si FMN.

Çdo ditë që kalon shqiptarët paguajnë më shumë taksa, ndërsa Rama i përdor ato për të bërë më shumë PPP me klientët e tij. Si pasojë e këtij keqmenaxhimi dhe kësaj arrogance, Shqipëria zhytet në varfëri, njerëzit humbin vendet e punës dhe kriza ekonomike thellohet" shkruan kreu i PD në rrjetet sociale.

Partia Demokratike ka premtuar rikthim të taksës së sheshtë, kësaj radhe në masën 9%, një premtim që Basha e ka përseritur sërish për ndjekësit e tij në Facebook.

"Ne besojmë se më shumë para në duart e qytetarëve do të nxisin investimin në arsimim dhe kualifikim dhe do ti japin frymë rritjes ekonomike. Politika jonë fiskale ka në bazë taksën e sheshtë 9% për qytetarët dhe të punësuarit, taksa më e thjeshtë dhe më e ulët në të gjitha vendet e rajonit.

Mirëqenia e shtresës së mesme, e atyre që punojnë dhe prodhojnë, është jetike për rimëkëmbjen e gjithë ekonomisë shqiptare. Vetëm një qeveri serioze që kujdeset për njerëzit do ta vendosë shtetin dhe politikbërjen në funksion të rritjes së të ardhurave të gjithësecilit dhe jo të një grushti njerëzish! Shqipëria e ka potencialin të ofrojë mirëqenie dhe siguri për të gjithë qytetarët e saj"

Të këshilluara

Gjendet i mbytur 68 vjeçari në Mullet

Një 68 vjeçar është gjetur i mbytur në lumë në Mullet, Tiranë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, ku është gjetur i mbytur në lum...

08:45

Asgjësohen mbi 91 ton ushqime të skaduara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë ditës së sotme, ka asgjësuar mbi 91 ton ushqime të skaduara. Në një njoftim të bërë publik AKU njofton se një sasi tjetër e...

08:35

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI