Flash

PD kërkon shkarkimin e Blendi Gonxhes: Fshiu deklaratën poshtëruese ku akuzon emigrantët për krizën në kufi

Lapsi.al 16 August 2020
PD kërkon shkarkimin e Blendi Gonxhes: Fshiu deklaratën

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa denoncon se drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka fshirë një deklaratë në rrjetet sociale ku akuzonte emigrantët për krizën në kufi dhe nënën e 10- vjeçarit të vrarë nga ambulanca për vdekjen e të birit dje në Kakavijë.

Zhupa thotë se deklarata e tij ishte poshtëruese dhe provokative, dhe fshirja e saj është fshehje e krimit.

Sipas Zhupës, në rast të kundërt të ndryshimit të opinionit ai duhet të kishte kërkuar falje nënës së 10- vjeçarit dhe mijëra emigrantëve.

STATUSI NGA INA ZHUPA

Blendi Gonxhja e ka hequr nga facebook deklaratën poshtëruese, përçmuese, provokative dhe pa ndjenja ku akuzon emigrantët shqiptarë për krizën në kufi.

Heqja e postimit është vetëm një fshehje e krimit. Nëse do të kishte ndryshuar opinion, do të kishte kërkuar falje.

Do t’i kishte kërkuar falje asaj nënës së gjorë, që e akuzoi për vdekjen e të birit të vogël, i shtypur nga një ambulancë. Nëse do të kishte ndryshuar mendim, Blendi Gonxhja do t’u kishte kërkuar ndjesë mijëra emigrantëve që sakrifikojnë çdo gjë për të ardhur pranë të afërmve, emigrantëve që  kontribuojnë me djersën e tyre për të mbajtur prindërit në Shqipëri.

Blendi Gonxhja është ky i postimit gjithë arrogancë, urrejtje dhe përçmim ndaj emigrantëve. Heqja e këtij postimi nga rrjetet sociale nuk mjafton.

Ky zyrtar i padenjë duhet të shkarkohet menjëherë!

Është një akt për të treguar se Edi Rama nuk ndan të njëjtin qendrim me Blendi Gonxhen.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI