Flash

Qytetarët të irrituar në Kapshticë: Nuk largohemi, s’kanë kaluar as 30 veta. Tamponin të vijnë të na i bëjnë këtu

Lapsi.al 16 August 2020
Qytetarët të irrituar në Kapshticë: Nuk largohemi,

Emigrantët shqiptarë që presin të largohen për në Greqi kanë deklaruar për mikrofonin e News24 se pavarësisht pezullimit të punës nga pala greke nuk do të largohen dhe të lenë radhën.

Një prej emigrantëve thotë se ka qëndruar që në 7 të mëngjest dhe nëpërmjet Doganës së Kapshticës nuk kanë kaluar as 30 veta. Ai kërkon që tamponin mos e bëjë në laboratoret e licencuara por të vijnë autoritetet vetë që ta bëjnë në Kapshticë.

Nuk jemi 300 vetë ne këtu të gjithë. S’kanë kaluar më shumë se 30 veta. S’mund të kalojnë 300 për 1 orë. Kemi bërë aplikacionin. E kemi bërë me e-albania që duhet të kalojmë. E kemi bërë që në 13, sot data 16. Këtu janë nga Tepelena, Vlora e Fieri. Nuk e lemë radhën, këtu të vijnë të na i bëjnë tamponin.”- tha emigranti.

Më tej një tjetër emigrant thotë se nuk do të largohet dhe i kërkon qeverisë që të marrë masat vetëm për të lejuar kalimin drejt Greqisë.

Kam që në 8 këtu. S’na thanë asgjë për sot për shifra 300 vetë. Nuk largohemi. Duam të ikim se kemi dhe fëmijë të vegjël. Për 10 ditë fillojnë shkollat. Qeveria të marrë masat që të na lejojë të kalojmë.”- tha një tjetër emigrant i bllokuar në Kapshticë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI