Flash

Qeveria ta japi dhe radhën në Kakavijë me koncesion

Lapsi.al 15 August 2020
Qeveria ta japi dhe radhën në Kakavijë me koncesion

Dita e tretë e radhëve kilometrike në Kakavijë: një katastrofë e vërtetë humanitare: një 10-vjeçar i vdekur dhe të moshuar e të mitur që kanë kaluar natën të shtrirë si lopë. Deri tani dorën e shtetit e kanë parë vetëm në etiketat e ujit me gaz, apo në rastin më fatlum pa gaz, që iu shpërndanë mbrëmë.

Nuk ngrihet asnjë shtab emergjence për këtë katastrofë të vërtetë humanitare; nuk mblidhet asnjë këshill bashkiak; nuk duket as Kryqi i Kuq, as kryqi i bardhë....

Zero dhe Shoqëria civile: të paktën të ngrënë çadra ku të ofrojnë ndihmë mjekësore dhe ushqimore...

Opozita mjaftohet vetëm duke sharë kryeministrin në Fb, në vend që t'i tundë dhëmbët dhe t'i bëjë ultimatume e t'i vërë afate për menaxhimin e situatës, si qeverisë edhe pushtetit lokal...

Shkurt dhe shqip, edhe njëherë ashtu si për Kovidin: nuk ka asnjë shans që një vend me parametrat, indekset nga më të këqinjtë në Europë dhe Rajon, për ekonominë, shëndetësinë, korrupsionin, organizimin shtetëror, respektimin e protokolleve, transparencën...etj, etj, të ketë sukses në luftën kundra kovidit apo çdo situate tjetër të ngjashme...dhe në kriza të tilla humanitare... Por çfarë është me e keqja, sot po shohim se ky shtet është i paaftë të bëj edhe "sikur "...

Sikur mbledh një shtab, bën një mbledhje këshilli bashkiak, mobilizon ushtrinë, ngre dhjetë çadra, çon ca mjekë e ca ushqime, i bën thirrje organizatave humanitare për ndihmë, etj, etj ....

Po jo, asgjë nga këto!

E pra nëse nuk bën asgjë nga këto, të bëjë atë që di më mirë: t'i japë për menaxhim me koncesion radhën kilometrike të Kakavijës, një privati...

Andi Bejtja

Të këshilluara

Pala greke mbyll sërish kufirin

Pala greke ka vendosur ta mbyllë sërish kufirin me Shqipërinë, pas vendimit të sotëm që la me mijëra shqiptarë në kufi me orë të gjata. Siç raportohet, sipas...

21:29

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI