Flash

4 kg kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar rrugës nga Holanda në Belgjikë

Lapsi.al 14 August 2020
4 kg kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar rrugës nga

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi në makinën që udhëtonte iu gjetën 4 kilogramë kokainë.

Natën nga e enjtja në të premten, agjentët e Njësisë Kombëtare panë një taksi që po udhëtonte drejt Belgjikës afër Hazeldonk, pikë kalimi kufitar midis Holandës dhe Belgjikës.

Njësitë përkatëse të policisë kryen një kontroll rutinë dhe më pas u ndeshën me një qese droge. Lënda narkotike e gjetur është më shumë se 4 kg kokainë.

Policia arrestoi shoferin 27-vjeçar të taksisë nga Roterdami dhe pasagjeri 21-vjeçar nga Shqipëria.

Pas gjetjes, të dy të rinjtë u arrestuan. Dyshja është akoma në burg duke u marrë në pyetje dhe hetimi mbi ta dhe origjina e drogës po vazhdon.

Të këshilluara

Pala greke mbyll sërish kufirin

Pala greke ka vendosur ta mbyllë sërish kufirin me Shqipërinë, pas vendimit të sotëm që la me mijëra shqiptarë në kufi me orë të gjata. Siç raportohet, sipas...

21:29

Vlorë/ Peshkatarët kapin peshkun e rrallë

Një peshk i rrallë i një madhësie te konsiderueshme është kapur mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Bëhet fjalë për llojin Rufio, me peshë plot 50 kilogramë, i cili...

16:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI