Flash

Denoncimi nga PD: Rama mori borxh 3 mld euro për rrugët. Janë keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash

Lapsi.al 14 August 2020
Denoncimi nga PD: Rama mori borxh 3 mld euro për rrugët. Janë

Agron Shehaj deklaroi se Edi Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë.

Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike, këto para janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash. Ai sjell edhe shembull në reagimin e tij në Facebook.

"3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash. Imagjinoni një çast sikur të mos kishim zbuluar aferën DH Albania: rreth 50 milionë euro (bashkë me ato të paguara nga OSSHE për DH Albania) do ishin në llogari private në SHBA. Me gjasa kështu kanë përfunduar qindra milionë euro." - shkruan Shehaj, i cili vazhdoi duke theksuar nevojat e vendit për infrastrukturë.

"Shqipëria ka nevoja jetike për infrastukturë, për të gjallëruar ekonominë, shfrytëzuar potencialin e saj të madh turistik dhe pozicionin strategjik gjeografik. Të harxhosh 3 miliardë euro borxh dhe të mos ndërtosh asnjë vepër të mirëfilltë infrastrukturore është kriminale. Ndërkohë, potenciali i humbur ekonomik nga mungesa e infrastrukturës është edhe shumë miliardë euro të tjera." ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Vlorë/ Peshkatarët kapin peshkun e rrallë

Një peshk i rrallë i një madhësie te konsiderueshme është kapur mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Bëhet fjalë për llojin Rufio, me peshë plot 50 kilogramë, i cili...

16:14

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI