Flash

Erdogani kërcënon Greqinë me tone lufte: "Do të hakmerremi"

Lapsi.al 14 August 2020
Erdogani kërcënon Greqinë me tone lufte: "Do të
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi sot Greqinë se Turqia do të hakmerret ndaj çdo sulmi kundër anijes së saj Oruç Reis që eksploron për naftë e gaz në Mesdheun lindor, ku Ankaraja është e përfshirë në një mosmarrëveshje me Athinën në ujërat për të cilat të dyja palët kanë pretendime.erdogan lufte Tensionet janë rritur pas fillimit nga Turqia të operacioneve të kërkimit në fillim të kësaj jave. Erdogan ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj anijes eksploruese turke do të paguhet me një “çmim të lartë”. Lexo me tej: Konflikti në mesdhe/ Çelsat për të kuptuar “ndeshjen” detare mes Greqisë dhe Turqisë Duke folur para gazetarëve pas lutjeve të së premtes në Stamboll, zoti Erdogan tha se një prej anijeve luftarake që shoqëronte anijen eksploruese Oruç Reis, kishte “marrë përgjigjen e duhur” për një sulm nga një fregatë greke të enjten. “Nëse kjo vazhdon, ata do të marrin përgjigjen e merituar,” tha Presidenti turk.

Ç’na tregon për marrëveshjen e detit, provokimi i anijes Oruç Reis në mesdhe

Anija turke Oruç Reis është duke lëvizur midis Qipros dhe ishullit grek të Kretës, nën vëzhgimin e një numri fregatash greke. Të mërkurën njëra prej tyre, përplasi pjesën e përparme me kiçin e një anijeje shoqëruese turke. Një burim grek i mbrojtjes e përshkroi ngjarjen si “aksident”. VOA

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI