Flash

Aksion në Elbasan me një të arrestuar, po trafikonte 34 sirianë drejt Kosovës

Lapsi.al 13 August 2020
Aksion në Elbasan me një të arrestuar, po trafikonte 34

Një 40-vjeçar me iniciale V.K u kap në flagrancë nga policia në Elbasan duke transportuar me mjetin e tij 34 sirianë dhe do t’i dërgonte në Kosovë në mënyrë të paligjshme.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme”, informon policia.

Operacioni u finalizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Të këshilluara

Sherr të rinjsh në Vlorë, plas arma

Të shtëna me armë zjarri ka pasur këtë pasdite në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës. Pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, disa të rinj raportohet s...

16:45

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI