Flash

Sekretari i shtetit Pompeo: "Në vendet ish komuniste demokracia po rrezikohet, popujt duhet të mbrojnë liritë"

Lapsi.al 13 August 2020
Sekretari i shtetit Pompeo: "Në vendet ish komuniste demokracia po

Diplomati i lartë amerikan, Pompeo tha se rishfaqja e totalitarizmit nuk është një kërcënim abstrakt, që është i kufizuar vetëm në kryeqytete si Moska dhe Pekini, por ishte shfaqur edhe në Evropë dhe në territore fqinje me të, në një vend si Bjellorusia ku kanë shpërthyer trazirat pas zgjedhjeve të së dielës që opozita i quan të manipuluara.

Këtë mesazh, shefi i diplomacisë amerikane e përsëriti pas takimit me Kryeministrin çek, Andrej Babis, në konferencën e përbashkët për shtyp:

“Shtypja naziste dhe sovjetike gjatë shekullit të kaluar e kanë bërë popullin çek shumë të vetëdijshëm për shtypjen që sjellin për popullatën regjimet totalitare. Populli çek e kupton se historia na përcjell mësime dhe na ndihmon të mbrojmë liritë e sotme,” tha Pompeo.

Lidhur me përpjekjet ruse për të forcuar lidhjet me vende të ish-bllokut komunist, Sekretari Pompeo nënvizoi kërcënimin që paraqet Moska ndaj demokracive evropiane.

“Të dy (me kryeministrin çek) jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e Rusisë për të korruptuar demokracinë për të shkatërruar Aleancën Perëndimore. Kam besim të plotë se liria do të fitojë“.

Sekretari i Shtetit theksoi në komentet e tijrolin e NATO-s dhe rëndësinë e modernizimit ushtarak të Aleancës përballë kërcënimeve aktuale. Sekretari i Shtetit vazhdon turneun në Evropën Qendrore. VOA

Të këshilluara

Zjarr në Krujë, rrezikohen banesat pranë

Një zjarr i madh ka përfshirë ullishte dhe shkurre në Krujë, një zonë mbi 1 hektar afër varrezave në lagjen “Suta”. Flkët janë përhapur edhe afër banesave që...

22:14

Ekstradohen drejt Italisë 9 shqiptarë

Interpol Tirana njoftoi se janë ekstraduar drejt Italisë 9 persona që janë arrestuar në Shqipëri për vepra të ndrshme penale, ndërsa akuzoheshin nga Prokuroritë...

17:29

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI