Flash

Kaosi në kufi/ Graqia mbyll deri në fund të gushtit hyrjen e shqiptarëve

Lapsi.al 14 August 2020
Kaosi në kufi/ Graqia mbyll deri në fund të gushtit hyrjen e

Qeveria greke ka lajmeruar se ka shtyre kufizimin per hyrjen e shqiptareve ne shtetin grek, deri me 31 gusht.

Lajmi jepet ne nje postim te ambasades greke ne Shqiperi, ne Facebook.“Sipas vendimit të qeverisë Greke i dates 13.08.2020, kufizimet për hyrjen në Greqi nga Shqipëria shtyhen deri më 31 gusht 2020”.

Sipas vendimit të qeverisë Greke i dates 13.08.20 të përjashtuar nga ky kufizim jane: personat qe kane pasaportë Greke, Kartën e Identitetit të Posaçëm të Homogenit dhe lejen e qëndrimit, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe të gjithë ata që kane marre leje për nevoja absolutisht të nevojshme.

Hyrja e personave të mësipërm behet nga pikat kufitare të Kakavijes, prej së ciles lejohet të hyjnë 750 persona në ditë, dhe Kapshtices prej së cilës lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga 07:00 e mëngjesit deri në ora 23:00, ose me aeroplan (fluturimet Tiranë – Athinë).

Nga e Diela e dates 16.08.2020 nga ora 00:01 e drekes, të gjithë ata që hynë në Greqi aplikojnë karantinën 7 ditore që nga ardhja e tyre (duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve).

Personat që shkelin karantinën, përveç sanksioneve të parashikuara penale, gjobiten me 5.000 euro.

Nga 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:

1) Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i cili duhet të kryhet deri në 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorë publik ose privat të çertifikuar në Shqipëri, (jo i vlefshëm për drejtuesit e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)

2) Vërtetimi i diagnozës në anglisht (në të cilën duhet te jete emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të një individi

3) Vërtetim për plotësimin e formularit special PLF, me kod QR (nga adresa e postës elektronike https://travel.gov.gr).”, thuhet ne reagim.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI