Flash

Kriza në kufi/ Xhaçka i përgjigjet Metës: Keqardhje për prononcimet tuaja, këta qytetarë s’janë pa atdhe

Lapsi.al 16 August 2020
Kriza në kufi/ Xhaçka i përgjigjet Metës: Keqardhje

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka reaguar pas deklaratës së Ilir Metës, i cili tha sot se qytetarët në Kakavijë nuk mund të trajtohen si njerëz pa atdhe dhe pa shtet.

Ministrja Xhaçka shpreh keqardhje për prononcimet e Presidentit, duke thënë se qytetarët nuk janë as pa atdhe, as pa shtet. Ajo solli edhe foto të Forcave të Armatosura, që sipas ministres, gjenden pranë qytetarëve.

Reagimi: 

Zoti President, keqardhje për prononcimet tuaja lidhur me situaten e krijuar ne kufi. Keta qytetare nuk jane as pa Atdhe e as pa shtet dhe prova per kete jane te gjithe ata djem e vajza, burra e gra me uniformen e ushtrisë, te policise apo të shëndetësisë, qe jane prane tyre dite e nate, ne kete situate vertetë shume te veshtire. Pa llogaritur këtu strukturat e pushtetit vendor që nuk rreshtin së ndihmuari nga ora e parë e radhës së gjatë. Eshte vertete per te ardhur keq qe ne vend te nje inkurajimi, e pse jo të nje shprehje mirenjohjeje per punen qe po bejne ne kushte kaq te veshtira, ju gjeni fjalet me të papërshtatshme për një kryetar shtetit.

Nuk e meritojne kete as efektivet e FA, as ata te Policise se Shtetit, as ata te institucioneve shendetesore dhe as ata te strukturave vendore.

Djem e vajza, burra e gra qe po japin maksimumin per tu perballur me nje situate qe ashtu si zjarret, termetet, e se fundi pandemia, nuk e kane shkaktuar as ata, as shteti, as atdheu, por qe atyre u ka rene barra ta perballojne dhe po e bejne me dinjitet e perkushtim te madh.

Qytetaret jane deshmitaret me te mire te kesaj te vertete. Dhe per hir te atyre qytetareve te bllokuar jo prej nesh, por prej nje situate qe haset sot ne kufij mes vendesh te ndryshem, nga Britania, Franca e Spanja e deri ne Turqi, Bullgari e Greqi, ne do te vazhdojme te japim maksimumin, sikurse kemi bere gjithmone.

E mirekuptojme shqetesimin, e mirekuptojme edhe kritiken, po sinqerisht nuk e gjejme dot kuptimin, aq me pak mirekuptimin, që Presidenti i Republikes te sulmoje qeverine e shtetin, duke folur per qytetare pa atdhe, ne keto kushte kur njerzilleku eshte nje minimum pa te cilin realisht nuk ka me sens te flitet.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI