Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Veliaj nxjerr komplimentin nga karantina: Rama e sjell vaksinën në Tiranë më shpejt se Basha

Lapsi.al 13 August 2020
Veliaj nxjerr komplimentin nga karantina: Rama e sjell vaksinën në

është folur shpesh për servilizmin e trashë të Erion Veliajt përkundrejt Edi Ramës, si konfirmim i besnikërisë së palëkundur, por edhe si një mënyrë për të rezistuar sa më gjatë dhe sa më pranë kryetarit.

Gjatë dy javëve të karantinës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka pasur kohën e mjaftueshme të mendohet për një kompliment që vërtet ta përkëdhelë sedrën e kryetarit dhe gjatë një interviste në Report Tv, e ka lëshuar publikisht elozhen e radhës, me shpresën se ajo do të arrijë deri në Dhërmi, ku Rama po qëndron këto ditë për pushime në vilën qeveritare.

"Nëse një ditë do dali vaksina dhe do të ketë një garë mes kombeve, ka thënë Veliaj, unë besoj se një lider si Edi Rama do të ketë mundësi ta sjellë shumë më shpejt vaksinën në Shqipëri, sesa dikush tjetër që njeriun më të famshëm dhe më të fortë që njeh është kunati i vet"

Krahasimi është me Lulzim Bashën dhe kunatin e tij, që sipas Veliaj është njeriu më i famshëm që njeh kreu i PD-së.

Në fakt është e pamundur të verifikohet se kush do ta fitonte garën, që hapi Veliaj për të sjellë vaksinën në Tiranë. Problemi është se Rama ka hequr dorë që prej muajit maj nga strategjia e luftës kundër Covid dhe tani me pandeminë po merret Ogerta Manastirliu. Sigurisht, po të kishte qenë Rama në krye të punëve, Erjoni nuk është çudi që të bënte një krahasim për shpikjen e vaksinës.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI