Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Ilir Beqja kërkon ndërhyrjen e ushtrisë për të ndalur “shkuma party”

Lapsi.al 12 August 2020
Ilir Beqja kërkon ndërhyrjen e ushtrisë për të ndalur

Janë të freskëta në kujtesëne gjithësecilit pamjet e ditëve të para të karantinës nga mesi i marsit, kur në rrugët e kryqytetit dolën mjetet e blinduara të ushtrisë. Në majë të tyre qëndronte një ushtar me mitraloz dhe për ca ditë bënte xhiro nëpër Tiranë.

U kuptua shpejt se “lufta” me Covid nuk bëhej as me mitralozë dhe as me pushkë dhe mjetet e blinduara u kthyen në bazat ushtarake, si një lëvizje që del bllof. Por duket se një përfaqësues i Rilindjes nuk është bindur, ndaj e ka rihapur edhe një herë këtë temë.

Në studion e abcnews, Ilir Beqja u shfaq i irrituar me të rinjtë që bëjnë “shkuma party” dhe që festojnë në orët e drekës nëpër plazhe, pishina, "beach bar", lokale, festa restorantesh etj. Për t'i ndalur këto, Beqja kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë, sepse policia nuk po ia del dot, siç u shpreh ai.

Nuk dihet se çfarë i ka ndodhur Ilir Beqes kohët e fundit, por herë pas here, ai “godet” në publik me deklarata jo shumë normale. Pak kohë më parë, kërkoi që sakrifica për pasojat e karantinës në ekonomi, të shpërndahej mes shtresave, duke mos përjashtuar uljen e pensioneve. Nuk kaloi shumë dhe propozoi shtimin e ditëve të pushimit për administratën (tre ditë në javë), ndërsa tani kërkon të nxjerrë ushtrinë në rrugë kundër të rinjve që bëjnë shkuma party.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI