Flash

Terrori në Pogradec/ Çfarë tha në gjyq i arrestuari Mariglen Topuzin

Lapsi.al 12 August 2020
Terrori në Pogradec/ Çfarë tha në gjyq i arrestuari

Gjykata e Pogradecit ka dhënë masën e sigurisë burg me afat 30 ditor për Mariglen Topuzin, i arrestuar për ngjarjen e ndodhur në një hotel në Tushemisht disa ditë më parë.

Topuzi ka mohuar në mënyre kategorike të jetë pjesë e ngjarjes së ndodhur, ku u qëllua me breshëri drejt hotelit

Avokati mbrojtës i Topuzit u shpreh për mediat se kishte një mungesë provash nga prokuroria për klientin e tij. Avokati theksoi se i ka vënë në dispozicion gjykatës provat e siguruara prej tij se në momentin kur ka ndodhur ngjarja Topuzi ka qenë në një hotel në Golem.

“Ka një mungesë totale të provave nga ana e prokurorisë. E gjithë procedura për të mbrojturin prej meje bëhet për shkak të të kaluarës së tij dhe për shkak të ekzistencës së një konflikti për të cilën ka kryer dënimin në raport me viktimën për veprën penale . pranohet që ndalimi bëhet mbi këtë indicie dhe mbi asnjë provë. Unë kam siguruar pamje me pamje filmike që ai ka qenë në banesë që prej orës 15: 15 të datës 07/08 deri në momentin që ka shkuar policia. Për ngjarjen e ndodhur një javë më parë unë konfimropj me pamje filmike të hotelit ku ai ka qenë në Golem në orën që ka ndodhur ngjarja. Ndërsa gjykata ka kërkuar 30 ditë kohë për të vërtetuar këto prova”, është shprehur avokati.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/304874360781642

Ndërkohë, policia njoftoi sot arrestimin e persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje: Ilir Berberi 52 vjeç, Ilir Meçolli 22 vjeç, Ardian Xhuti 29 vjeç dhe Elvir Haxhia 32 vjeç.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI