Flash

Ministri gjerman, dyshues për vaksinën ruse kundër Covid-19

Lapsi.al 12 August 2020
Ministri gjerman, dyshues për vaksinën ruse kundër Covid-19

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha të mërkurën se ishte skeptik në lidhje me Rusinë si vendi i parë që dha miratimin për një vaksinë COVID-19.

Spahn tha se ishte e rëndësishme për të patur një produkt të sigurt, të testuar sesa thjesht të ishte i pari.

“Nuk ka të bëjë me të parën në njëfarë mënyre ka të bëjë me një vaksinë efektive, të testuar dhe për këtë arsye të sigurt“, tha Spahn për radio Deutschlandfunk.

“Për të pasur besim te një vaksinë e tillë, unë mendoj se është shumë e rëndësishme, madje edhe gjatë një pandemie, të bëjmë siç duhet studimet, testet përkatëse dhe veçanërisht t’i bëjmë ato publike. Problemi është se ne dimë shumë pak për të pasi autoritetet ruse nuk janë shumë transparente”, shtoi ai.

Vaksina e Rusisë, e cila do të quhet “Sputnik V” në homazh të satelitit të parë në botë të lançuar nga Bashkimi Sovjetik, nuk ka përfunduar ende testet përfundimtare. Miratimi erdhi pas më pak se dy muajve të testimit njerëzor.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi dje se Rusia ka siguruar vaksinën kundër Covid-19. Ai tha se vaksina është ka dhënë efekte pasi është testuar tek njerëziut. Madje Putin pohoi se edhe vajza e tij është një ndër vullnetaret që ka injektuar vaksinën.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI