Flash

Meta mesazh të rinjve: Ngrihuni, merrni në dorë fatet, o sot o kurrë!

Lapsi.al 12 August 2020
Meta mesazh të rinjve: Ngrihuni, merrni në dorë fatet, o sot o

Duke kujtuar se populli shqiptar në momente krizash është ngritur e “i ka bërë ballë çdo lloj vështirësie dhe shpartalluar çdo lloj kërcënimi”, Presidenti thekson se sot është koha që pikërisht të rinjtë të mbrojnë të ardhmen e Shqipërisë. Ne nje mesazh ne Diten e Rinise, Meta shkruan:

“Unë besoj në vetëdijen dhe përgjegjshmërinë e madhe që do të merrni për ta ushtruar me vendosmëri dhe shqiptari këtë detyrë të lartë!

KOHA QË ZËRI JUAJ TË DËGJOHET!

PO, SHQIPËRIA DO BËHET NGA RINIA! NËSE JO JU, KUSH TJETËR?!

O SOT, O KURRË!”, shkruan Meta.

Postimi i Presidentit Meta:

Të dashur të rinj e të reja, shpresa dhe garancia e lirisë, sovranitetit e së ardhmes europiane së Shqipërisë,

Është fakt se shumë prej jush përballen ende me pengesa, përjashtime, moskuptime dhe zhgënjime të mëdha, që ju kanë detyruar të gjeni forma të ndryshme për t’u arratisur nga ky realitet i papranueshëm, deri edhe në largim masiv nga Atdheu.

Përgjatë gjithë historisë sonë, luftës për liri e pavarësi dhe përpjekjeve për demokratizim, progres e begati të Shqipërisë, veçanërisht në momentet e tragjedive, kriza dhe sfidave të mëdha, populli ynë është ringritur dhe udhëhequr nga idealet, guximi, energjia, talenti dhe forca e rinisë, duke i bërë ballë çdo lloj vështirësie dhe shpartalluar çdo lloj kërcënimi.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, apeli im për të gjithë ju të rinj e të reja kuq e zi është: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!

Është koha të mbroni të ardhmen e Shqipërisë dhe unë besoj në vetëdijen dhe përgjegjshmërinë e madhe që do të merrni për ta ushtruar me vendosmëri dhe shqiptari këtë detyrë të lartë!

KOHA QË ZËRI JUAJ TË DËGJOHET!

PO, SHQIPËRIA DO BËHET NGA RINIA! NËSE JO JU, KUSH TJETËR?!

O SOT, O KURRË!

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI