Flash

Spitali Covid 2 reagon ndaj akuzave të PD: Nuk mungon asnjë medikament, na lini të punojmë

Lapsi.al 12 August 2020
Spitali Covid 2 reagon ndaj akuzave të PD: Nuk mungon asnjë

Spitali “Shefqet Ndrqoi” ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se mungojnë medikamente apo trajtime për pacientët e shtruar me Covid.

Në një deklaratë në faqen zyrtare në internet, spitali thotë se janë marrë masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët.

“Në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë.

Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit”, thuhej në deklaratë.

Më herët, ish-deputeti Bardh Spahia pstoi një mesazh të ardhur nga qytetarët ku thoshte se mungojnë baret bazike si antiviralet.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI