Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Sherri për parkimin/ Të shtënat me armë që frikësuan pushuesit në Lungomare

Lapsi.al 12 August 2020
Sherri për parkimin/ Të shtënat me armë që

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e djeshme një 19- vjeçar, pasi dyshohet se ka qëlluar në zonën e Lungomares në Vlorë, në drejtim të një personi tjetër.

Sipas informacioneve zyrtare, mësohet se i riu njihet si person problematik, pasi edhe më herët ka qenë i përfshirë në konflikte. Ndërsa konflikti i ndodhur orët e vona të së hënës ka ndodhur për motive të dobëta mes palëve.

“Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta. Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe arrestimi i tij u bë, pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen ‘Ujë i Ftohtë’ Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, duke kanosur kështu shtetasin T. D. për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale ‘Armëmbajtja pa leje’ dhe ‘Kanosja’”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Lungomare?

Sipas burimeve nga uniformat blu, 19-vjeçari është konfliktuar me administratorin e një hoteli në atë zonë.

Shkak ka qenë një vend parkimi.

Pasi janë konfliktuar verbalisht, burimet thanë se i riu ka qëlluar me armë në ajër duke kanosur kështu edhe administratorin e hotelit. Fatmirësisht, në këtë ngjarje nuk pati të lënduar në njerëz. Menjëherë Policia është vënë në ndjekje të të riut, duke e arrestuar atë pak kohë pas ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI