Flash

Situata nga jugu në veri/ Shqipëria nën pushtetin e flakëve të zjarrit

Lapsi.al 2 August 2020
Situata nga jugu në veri/ Shqipëria nën pushtetin e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka pasditen e së dielës kodrat në fshatin Hormovë të Gjirokastrës. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve. Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikës dhe banorë të zonës të cilët po përpiqen të vënë flakët nën kontroll, por terreni malor dhe errësira e ka bërë të pamundur ndërhyrjen. Ata po përpiqen me mjete rrethanore të izolojnë flakët që ato të mos i afrohen zonës së banuar.

Prej dy ditësh vijon ndërkohë zjarri në malin ku ndahen dy territoret e rretheve Gramsh dhe Skrapar. Derti tani raportohet se janë djegur më shumë se 4 hektarë pyje. Zjarri është favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta, por edha nga bimësia si dhe drurët me kurorë. Aty shkuan punonjës të zjarrfikëses dhe shërbimit pyjor, por edhe banorë të zonës.

Pritet të shkojë në ndihmë një helikopter i forcave të armatosura. Për fat në këtë rast nuk ka banesa në afërsi të zjarrit. Në adresën e lapsi.al raportohen vatra zjarri edhe në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë si dhe një tjetër në afërsit të fshatit Godull në Seman.

Zjarret nuk mungojnë edhe në veri të vendit. Raportohet se është aktivizuar sërish vatra në fshatin Molung në Grykën e Qafë Thanës, mbi fshatin Katund i Vjetër në Rubik te Mirdites, ku një sipërfaqe e madhe me lis, shkozë dhe gështenja po digjen prej orësh të tëra. Edhe këtu era e fortë ka favorizuar flakët. Banorët e zonës janë të shqetësuar, por edhe pse kanë kërkuar ndihmë nga ajri nuk ka ende asnjë lëvizje. Ishte një helikopter që 2 ditë më parë ndihmoi për frenimin e flakëve, por tashmë që ato janë riaktivizuar nuk ka lëvizje të tjera. Ndërhyrja nga toka është e pamundur, për shkak të terrenit të thyer malor.

Situata është e rëndë edhe në Velipojë dhe Shëngjin, ku mali shumë pranë plazhit vijon prej ditësh të jetë nën pushtetin e flakëve. Forcat zjarrfikëse që kanë shkuar në terren e kanë pasur të pamundur të vënë situatën nën kontroll. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI