Flash

DOKUMENTAT/ PD: Eri Betoni miraton planin për ndërtimin e kullave 18 kate te zona e Parkut të Liqenit

Lapsi.al 2 August 2020
DOKUMENTAT/ PD: Eri Betoni miraton planin për ndërtimin e kullave 18

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa ka publikuar dokumente, ku faktohet sipas saj, se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka miratuar planin për ndërtimin e kullave 18 kate te zona e Liqenit Artificial.

Zhupa shprehet se Veliaj kishte deklaruar se nuk do ketë ndërtime tek ajo zonë, ndërsa në realitet ndodh e kundërta.

Postimi i Ina Zhupës: 

Veliaj kalon PDV (planin e detajuar vendor) për ndërtimet në zonen e parkut të liqenit artificial e emërtuar TR169, tashmë me percaktimet e reja kullat do të ndërtohen deri në 18 kate !

Klientet e zakonshëm të pushtetit, firma “51N4E” e njohur si firma ku punon vajza e kryeministrit dhe Gent Agolli, ish konsulenti i Sheshit Skenderbej, kane planifikuar ne PDV e re qe mori miratimin e Bashkise Tirane, ndertime per te gjithe zonen ne liqenin artificial. Zona njihet si e Garda e Republikes, ju dha Bashkisë Tiranë edhe Veliaj premtoi edhe genjeu që do ja kthente parkut te Liqenit.

Erion Veliaj me vendimin nr.15308, datë 12.05.2020 ka miratuar zyrtarisht këtë plan duke i hapur rrugë kështu zhvillimit me ndertime në këtë zonë . Referuar nenit 25 te rregullores se planit per PDV-TR169 është përcaktuar që objektet do kenë lartësi projektimi deri në 18 kate . Siperfaqja e ndërtimit dhe rizhvillim është parashikuar te jete 61.000 m2 .

E gjithë zona do ndërtohet siç kisha paralajmëruar edhe denoncuar me fakte që në 2018, me video të nxjerre nga AKPT. Tashmë siç pritej është miratuar që 50% do jenë godina publike, një nga keto Biblioteka Kombetare, kjo për të hapur rrugën që 50% të jenë kullat private të oligarkeve në zonën e liqenit ,me shërbime, banim, parkim etj. Mes për mes do kaloj rruga e famshme që ishte pjesë e planit të betonizimit, e denoncuar nga foltorja e PD ne mars 2009, ku 650 metra rruge do lidhin pikerisht kullat e reja te liqenit me rrugen e Kosovareve. Kujtojme qe keto 650 metra rruge per kullat private do na kushtojnë 2 milion euro nga taksat tona.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI