Flash

Ulje temperaturash/ Si do jetë moti javën që vjen

Lapsi.al 2 August 2020
Ulje temperaturash/ Si do jetë moti javën që vjen

Java që vjen pritet të nisë me mot të kthjellët. Megjithatë, nga mesi i javës, temperaturat pritet të ulen. Më poshte gjendet parashikimi i Shërbimit Meteorologjik për pesë ditët e para të javës.

PARASHIKIMI

-Dita e hënë do të ketë mot kryesisht të kthjellët, vranësira të pakta të përqendruara përgjatë relieveve malore. Reshje shiu të izoluara përgjatë maleve në Juglindje të vendit.

-Dita e martë do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

-Dita e mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit fillimisht në Veriperëndimin e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në Jugperëndim të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

-Dita e enjte do të vijojë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe intensitet deri mesatar në pjesën tjetër të vendit.

-Dita e premte do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë vijë bregdetare. Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të jetë nga Jugperëndimi –Veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë intensitet deri në 15-20m/sek.

Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat maksimale.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI