Flash

Plasin polemikat në Skoci, konfirmohen rëniet nga kategoria: “Turp!”

Lapsi.al 29 July 2020
Plasin polemikat në Skoci, konfirmohen rëniet nga kategoria:

Në fund, rrëzimi i Hearts of Midlothian e Partick Thistle respektivisht nga Premiership e Championship është konfirmuar. Kolegji arbitral i pavarur është shprehur në favor të Scottish Premier Football League, duke bërë që asnjë nga dy klubet të kishte dëmshpërblim. Vendimi ka qenë unanim, me promocionet të konfirmuara për Dundee United, Raith Rovers e Cove Rangers “Gjykata duke nominuar nenin 99 të Scottish Football Association ka dhënë sot vendimin e saj -, lexohet në verdiktin e gjykatës -. “Ka deklaruar në mënyrë unanime se ankimimi për vendimin e 15 prillit 2020 ka dështuar".

Faktori që shkaktoi cështjen ishte vendimi i Federatës skoceze, në 8 prill, për të ndaluar kampionatet për shkak të pandemisë. Me modalitete kontroverse, pa votat e të gjithë klubeve. Në fund, Dundee United, Raith Rovers e Cove Rangers janë kurorëzuar kampionë të kampionateve, League One e League Tëo me Partick Thistle e Stranraer të rrëzuara. Në vijën e parë të ankimimit ishte drejtuesja e lartë e Hearts of Midlothian, Ann Budge. Në këtë pikë, klubi i saj e Partick Thistle kanë manifestuar zhgënjimin e befasinë për vendimin.

Ann Budge ka shpërndarë një mesazh falenderimi për tifozët ndërsa e ka quajtur “të turpshëm” SPFL. Presidenca e Hearts ka theksuar faktin që klubi mund të “pësojë humbje të mëdha financiare”, por ka lëshuar edhe një apel pasionant: klubi do të përpiqet të fitojë betejat, duke kaluar momentin e vështirë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI