Flash

Video/ Super Kulusevski, por Atalanta përmbys gjithçka: perlat e Malinovskyi e Gomez e kthejnë të dytën

Lapsi.al 28 July 2020
Video/ Super Kulusevski, por Atalanta përmbys gjithçka: perlat e

Atalanta e ka të vështirë në Parma, por në fund merr një fitore tjetër në Tardini, të 23 në kampionat, duke u kthyer sërisht proviziorisht në vendin e dytë. Zikaltrit fitojnë 2-1, pas një ore vuajtje të shkaktuar nga një super gol i Kulusevski në të 43'. Barazimi mbërrin në të 70' me Malinovskyi në goditje dënimi, ndërsa vendosi Papu Gomez në të '84'. Atalanta shënon golin e 98 në këtë Serie A dhe synon tani barrierën 100.

Atalanta është bërë vërtetë një skuadër e madhe dhe e tregon duke marrë tre pikë në Parma pas një prej ndeshjeve më të vështira të kampionatit të saj. Pavarësisht se në Tardini ishte Parma që bëri ndeshjen, skuadra e Gasperinit gjeti forca të fitonte. E bëri falë dy veprimeve individuale të Malinovskyi (që shfrytëzoi një pakujdesi të mbrojtjes dukale) e sidomos Papu Gomez, që në fund shënoi një gol spektakël.

Që për Atalantën nuk ishte një mbrëmje e lehtë u kuptua që në fillim kur Kulusevski goditi shtyllën, ndërsa Gollini u mundua të mbrohet sa mundi, duke u dorëzuar vetëm në minutën e 43, kur Gervinho shërbeu për Kulusevski, që shënoi me të majtën. Atalanta u fut në lojë atëherë kur nuk pritej: në të 70' Malinovskyi, me goditje dënimi, e dërgoi topin në rrjetën e Sepe. Parma u trondit Atalanta jo dhe Papu Gomez në të 84, futi topin nën këmbët e Kurtic për të mposhtur më pas sërisht Sepe. Atalanta, tani në 98 gola në kampionat, tregon se është tmerrësisht efikase edhe kur nuk është e bukur si zakonisht.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI