Flash

Partizani me sytë nga CAS: zhbllokimi i merkatos brenda 10 gushtit

Lapsi.al 28 July 2020
Partizani me sytë nga CAS: zhbllokimi i merkatos brenda 10 gushtit

Partizani pasi shmangu play-out në ndeshjen direkte me Vllazninë, kërkon të shmangë tani edhe bllokimin e merkatos të vendosur nga FIFA, ku rastësisht është i përfshirë edhe klubi shkodran. Sanksioni i marrë për transferimin e Cinarit ka tashmë të përqendruar të gjithë vëmendjen e të kuqve, që e kanë dorëzuar dosjen e plotë me të gjitha provat përkatëse të apelimit, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, në lidhje me vendimin e FIFA-s, për çështjen Cinari.

Sipas asaj që bën të ditur sekretari i përgjithshëm i klubit Geri Burba për RTSH Sport, dosja është përgatitur në kohë shumë të shpejtë, nëse konsiderohet volumi i madh i saj. Klubi ka kryer pagesën e tarifës fillestare të regjistrimit të dosjes në vlerën 1000 franga zvicerane, por për të patur një ide mbi kostot totale procedurale, duhet pritur kominikimi nga CAS. Ajo që është më e rëndësishme e që shkon paralelisht me lëvizjet e Partizanit është pezullimi i efekteve te vendimit për sa i përket bllokimit të 2 dritareve të njëpasnjëshme të transferimeve, deri sa CAS të shpallë vendimin final në lidhje me cështjen "Çinari".

Kjo sigurisht do të ishte thelbësore për kryeqytetasit, që do të kishin mundësi të ndërtonin projektin e ristrukturimit të një skuadre që zhgënjeu në këtë edicion, me ambicjen për tu kthyer kompetitivë në edicionin e ardhshëm. Duke qenë se plotësohen 3 kriteret kryesore juridike për miratimin e kësaj kërkese, Partizani prêt që brenda 10 ditëshit të parë të gushtit CAS të shprehet pozitivisht për cështjen më të nxehtë tek Partizani.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI