Flash

Van Basten i tërheq 'veshin' De Ligt: "Do kishte mësuar më shumë tek Barcellona ose City"

Lapsi.al 27 July 2020
Van Basten i tërheq 'veshin' De Ligt: "Do kishte mësuar

Ditën pas fitimit të titullit të parë kampion me Juventus, për Matthijs De Ligt nuk ka vetëm komplimente. Pas një fillimi të vështirë, mbrojtësi bardhezi i ka bindur të gjithë në qendër të mbrojtjes, ose më saktë gati të gjithë. Marco Van Basten, në fakt, ka kritikuar hollandezin: "Nuk është rritur në krahasim me kohën kur luante për Ajax, ishte pafat që nuk e pati Chiellinin në krah. Do të kishte mësuar më shumë tek Barcellona ose City".

Ish-tekniku i Hollandës e një legjendë e futbollit botëror, ka shpjeguar skepticizmin e tij për Ziggo Sport, duke folur për Serie A. "Nuk mendoj se është përmirësuar shumë në krahasim me sezonin e kaluar tek Ajax. Nuk pati Chiellinin pranë dhe ishte i pafat, Bonucci bën punën e tij por nuk udhëheq shokët".

Në kritikën e Van Basten zgjedhja e bërë nga 20 vjecari për të luajtur në Serie A: "Tek Manchester City, ashtu si tek Real Madrid ose Barcellona mendoj se do kishte mësuar më shumë - ka komentuar Van Basten -. Serie A është një nivel inferior në krahasim me Liga e Premier për momentin". E për qartësuar konceptin e ka mbyllur me një shembull: "Tek Sampdoria luajnë Chabot e Thorsby, dy lojtarë që nuk canë dot as në Eredivisie".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI