Flash

Real Madrid, Mariano pozitiv me Covid-19: në rrezik të madh për Champions

Lapsi.al 28 July 2020
Real Madrid, Mariano pozitiv me Covid-19: në rrezik të madh për

Covid-19 kthehet të godasë botën e futbollit e këtë herë rasti i pozitivitetit i takon Real Madrid. Kampionët e rinj të Spanjës kanë komunikuar përmes faqes së tyre zyrtare, pozitivitetin me koronavirus të Marianos. Lojtari domenikan është në shëndet të mirë e do të respektojë protokollin sanitar duke qendruar në shtëpi, por prezenca e tij në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Champions League kundër Manchester City është në rrezik të madh.

Sulmuesi domenikan i datëlindjes '93, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, ka patur disa ditë të lira pas triumfit në La Liga: pas rikthimit nga pushimi i shkurtër, klubi ka kryer testet e kontrollit për lojtarët dhe Mariano ka rezultuar pozitiv.

"Ju falenderoj për mesazhet tuaja mbështetëse - ka postuar ai në Story në Instagram -, falë Zotit ndihem perfekt. Tani jam i izoluar në shtëpi, shpresoj të kthehem shpejt në normalitet e të jem bashkë me shokët e mi e skuadrën".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI