Flash

Anti-juventiniteti i Morattit: "Conte e Marotta nuk do ti merrja e titujt e Juventus janë 36"

Lapsi.al 28 July 2020
Anti-juventiniteti i Morattit: "Conte e Marotta nuk do ti merrja e titujt e

Hegjemonia e Juventus, puna e Contes e ëndërra Messi. Ish presidenti i Inter Massimo Moratti ka treguar vizionin e tij mbi sezonin që po mbyllet, duke kritikuar shoqërinë bardhezi për 38 titujt e shfaqura në Stadium: "Do jenë hutuar sepse janë 36, pa dyshim". Inter mund ta mbyllë në vendin e dytë: "Conte ka bërë atë që duhet të bënte, por ishte një sezon i vecantë. Messi? Ëndërrat ndonjëherë realizohen".

Kur flet Massimo Moratti është e pamundur të mos preken temat e nxehta të futbollit, Inter e sidomos Juventus provokimi i të cilëve me 38 titujt nuk i ka pëlqyer ish-presidentit: "Duhet të jenë hutuar - ka komentuar me ironi ish-presidenti i Inter -, titujt e Juves janë 36 e nuk ka dyshim. E them pa polemika. Andrea Agnelli më uron për ditëlindje e ndonjëherë më shkruan "38" tituj, ndonjëherë "37". Tashmë është një lloj ironie mes nesh. Por të tregosh "38" tituj si dicka për të cilën duhet të jesh krenar, jo... Unë për atë periudhë nuk do isha shumë krenar".

Për të ndërprerë hegjemoninë bardhezi duhet bërë dicka: "Tek Inter besoj se do të mjaftonin vetëm 2-3 blerje, ose ndoshta vetëm Messi. Kushedi, në futboll ndonjëherë ëndërrat realizohen. Lexova për të atin që ka blerë shtëpi në Milano, mund të vijë në këmbë të firmosë kontratën" ka thënë ai me buzëqeshje.

Pastaj një mendim edhe për Conte, që i afrohet mendimit të teknikut të shfaqur kohët e fundit: "Trajneri bëri atë që duhej, por duke gjykuar punën e bërë në këtë sezon është e vështirë për gjithcka ndodhi. E pamundur të gjykosh strategji e programe, do të ishte më e lehtë në sezonin e ardhshëm. Sidoqoftë unë Conte e Marotta nuk do ti kisha marrë - vazhdoi Moratti -, edhe pse janë persona të mirë e të përgatitur. Por nuk jam unë presidenti".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI