Flash

FOTO/ "Sheiku i Torinos jam unë": presidenti Cairo brilant në talljen e zërave për shitjen

Lapsi.al 29 July 2020
FOTO/ "Sheiku i Torinos jam unë": presidenti Cairo brilant

Urbano Cairo ka krijuar vetë karikaturën e shfaqur pak orë më parë në faqet pranë tifozerisë granata, "Toro jemi ne". Presidenti i Torinos ka publikuar fotomontazhin që e tranformon në një sheik arab në profilin e tij në Instagram. Cairo tregon kështu, në të njëjtën kohë, kujdes të madh për botën e rrjeteve sociale, që vërtitet rreth klubit të tij e kapacitetit për të mirëpritur me buzëqeshje edhe lajmet që mund të jenë bezdisëse.

Kjo lëvizje e presidentit e ka origjinën pa dyshim në deklaratat e bëra një ditë më parë rreth pashitshmërisë së shoqërisë së tij, duke iu përgjigjur zërave që flisnin për një grup sipërmarrësish të interesuar për Torinon. Cairo ka thënë qartë se "nuk do ta shiste kurrë Torinon pas një sezoni si ky. E madje jemi në punë për ta kthyer menjëherë në pozicionet e klasifikimit që i takon".

E atëherë tifozët, duke marrë shkak nga vullneti i Cairos për të vazhduar aventurën e tij granata, e transformuan në një sheik të pasur, duke ëndërruar të tjerë investime në merkato.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI