Flash

Napoli bën blerjen më të shtrenjtë: Osimhen i kushton ADL 50 milionë euro

Lapsi.al 28 July 2020
Napoli bën blerjen më të shtrenjtë: Osimhen i kushton ADL 50

Në tratativa të gjata si ajo mes Victor Osimhen e Napolit zhvillimet vendimtare duken gjithnjë afër, por këtë herë duket e duhura: sulmuesi nigerian do të njoftohet zyrtarisht nga të kaltrit në orët e ardhshme. Konfirmohet akordi me Lille (50 milionë euro në pesë këste nga 10 milionë) plus bonus, ndërsa mbeten detajet e fundit që shpejt drejtori sportiv Giuntoli do ti sistemojë me stafin e lojtarit.

Osimhen do të bëhet kështu blerja më e shtrenjtë e Napolit të Aurelio De Laurentiis që, sidoqoftë, mund të kursejë dicka tek pagesa. 21vjecari do të firmosë një kontratë 5 vjecare prej 3,5 milionë euro plus bonus në sezon që do të ngjiten në 4 në 2025 por, falë Dekretit të rritjes, Napoli do të shpenzojë vetëm rreth 30 në total për 5 vitet e ardhshme.

Konkluzioni pozitiv i tratativës është konfirmuar në Radio Punto Nuovo nga Osita Okolo, kunati dhe anëtari historik i stafit të Osimhen: "Victor ka firmosur me Napolin e nga shtatori do të luajë me të kaltrit: në cdo moment mund të mbërrijë zyrtarizimi, do ta njoftojë De Laurentiis".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI