Flash

"Të fal që më zgjove në 3.30 të natës": Ferguson i dorëzon çmimin 'Tekniku i Vitit' dhe i kujton çmendurinë

Lapsi.al 29 July 2020
"Të fal që më zgjove në 3.30 të natës":

Sir Alex Ferguson Trophy. Vështirë të gjesh një emër tjetër cmimit që shkon për trajnerin më të mirë të vitit në Premier League, duke konsideruar që skocezi e ka fituar 11 herë kur drejtonte Manchester United. Këtë herë dyshimet mbi fituesin ishin pak, edhe pse Ëilder, tekniku i Sheffield United, ndoshta do ta meritonte. Por përpara një Premier të fituar pas 30 vjetësh, nuk diskutime. Kështu trajneri i vitit është Jurgen Klopp. Ceremonia është në distancë, për shkak të Covid, por në Sky Sports tregohet një episod nga ata që nuk harrohen.

Videomesazhi i parë është i Ferguson, që i dorëzoi idealisht cmimin gjermanit. Duke kujtuar edhe atë që sajoi Klopp pasi fitoi titullin… “Jurgen, fantastik. Fola për promocionin e Leeds pas 16 vjetësh, por të fitosh kampionatin me Liverpool pas 30 vjetësh është e pabesueshme. E ishte një fitore më shumë se e merituar, rendimenti i skuadrës ishte fantastik. Personaliteti yt shihet në cdo gjë që lidhet me klubin, besoj se puna jote ka qenë e mrekullueshme. E të fal që më zgjove në 3.30 të mëngjesit për të më thënë se fitove kampionatin, faleminderit akoma. Cmimi është i merituar, të lumtë”.

Klopp, nga ana e tij përgjigjet me një…letër dashurie për Sir Alex. “E di që të thuash dicka të tillë nuk është 100% e përshtatshme për një trajner të Liverpool, por unë e admiroj Ferguson. Edhe kemi darkuar bashkë. Nuk e di nëse ai e kujton, por unë po, sepse për mua ishte si të njihja Papën. Ishte dicka e mrekullueshme e që nga sezoni i parë jemi ndjerë mirë me njëri tjetrin. E kur e njoha nuk do ta kisha menduar kurrë se në duar do të kisha trofeun me emrin e tij”. E Ferguson nuk do ta kishte menduar kurrë se do të zgjohej në mes të natës nga një gjerman i lumtur e ndoshta edhe pak 'në qejf' …

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI