Flash

Armiku i Igli Tares është Ancelotti: Everton kërkon ti marrë Immobile

Lapsi.al 29 July 2020
Armiku i Igli Tares është Ancelotti: Everton kërkon ti marrë

Carlo Ancelotti dëshiron të marrë Ciro Immobile tek Everton. Interesi i teknikut italian mbi qendërsulmuesin e Lazio është tashmë i vërtetuar, por në sezonin e ardhshëm - i pari si teknik i Toffees nga fillimi - Ancelotti ka kërkuar të ketë më shumë fuqi në merkato. Objektivi i parë është pikërisht Immobile, i freskët nga rekordi i golave për ndeshje për një italian në Serie A. Negociatat me Lazion gjithësesi do të jenë të komplikuara.

Në momentin e firmës me Everton, ish-tekniku i Napolit është bindur nga plani i investimeve që iu prezantua nga aksionisti i mazhorancës Farhad Moshiri. Kërkesa e teknikut ishte ajo për të patur më shumë fuqi vendimmarrëse në zgjedhjet e merkatos, duke parë shpenzimet e Toffees në sezonet e fundit, por me pak rezultate. Pasi është aprovuar kërkesa, emri i parë i thënë nga Ancelotti është Ciro Immobile.

Një biznes i komplikuar me Lazion që, sipas fjalëve të thëna pak ditë më parë nga Igli Tare, drejtori sportiv bardhekaltër, nuk do kundërshtonte uljen në një tavolinë për të dëgjuar propozimin, por do ta mendonte vetëm nëse do të bëhej fjalë për një ofertë të pamundur për tu refuzuar.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI