Flash

Infektohet me Covid 19, ndërpritet stërvitja: lojtari i Sevillas do të mungojë kundër Romës

Lapsi.al 29 July 2020
Infektohet me Covid 19, ndërpritet stërvitja: lojtari i Sevillas do

Me një komunikatë zyrtare të shfaqur në faqen Twitter të shoqërisë, Sevilla ka bërë të ditur se një lojtar i tyre është gjetur pozitiv me Covid-19 e se është futur menjëherë në periudhën e karantinës në izolim. Për arsye privatësie nuk është zbuluar emri i lojtarit të skuadrës së parë të skuadrës andaluziane që, natyrisht, duhet të humbasë sfidën me Romën në Europa League.

Kjo është komunikata e thjeshtë e Sevilla: "Klubi komunikon se pas testeve të kryera të dielën ndaj lojtarëve, një anëtar i skuadrës së parë ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Personi i goditur nga virusi është asimptomatik, në gjendje të mirë shëndetësore e është izoluar në shtëpi. Klubi ka lajmëruar menjëherë autoritetet sportive e shëndetësore, duke ndërprerë si masa parandaluese edhe stërvitjen e skuadrës për të kryer disinfektimin e të gjithë ambjenteve të strukturës".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI