Flash

Greqi, vijojnë përplasjet mbi autostradën “Joniane” drejt kufirit shqiptar

Lapsi.al 28 July 2020
Greqi, vijojnë përplasjet mbi autostradën “Joniane”

Autoritetet greke në prefekturën e Janinës po bëjnë përpjekje për financimin e projektit rrugor që lidh Janinën me pikën kufitare shqiptare të Kakavijës. Ministria greke e Infrastrukturës ka përjashtuar së fundi mundësinë e ndërtimit të një autostrade me katër korsi nga Janina në Kakavijë, pasi sipas saj përdorimi i rrugës nuk ka peshën për t`u përfshirë në rrjetin rrugor trans-europian.

Takimet mes drejtuesve të ministrisë dhe drejtuesve vendorë të Janinës nuk kanë dhënë rezultat. Prefekti i Janinës Aleksandër Kahrimanis tha për mediat vendore greke se do vazhdojnë të ushtrojë presion, së bashku me disa bashki greke, ndërkufitare me Shqipërinë, për ndërtimin e rrugës. Projekti kushton mbi 150 milionë dollarë dhe pjesa më e madhe e financimeve synohet të sigurohet nga Bashkimi Europian.

Segmenti rrugor Janinë -Kakavijë aktualisht ka mbetur i pazhvilluar duke sjellë probleme për banorët e zonave, por edhe për lëvizjen e njerëzve dhe për qarkullimin tregtar mes të dy vendeve.

Edhe në anën shqiptare drejtuesit vendor të disa bashkive kufitare u kanë kërkuar autoriteteve greke të ruajnë projektin e vjetër në standardin e një autostrade që lidh Kakavijën me autostradën Joniane. Sipas tyre projekti u jep zhvillim zonave kufitare mes të dy vendeve dhe nxit bashkëpunimin, sidomos në sektorin e turizmit.

Autostrada “Joniane” është ndërprerë në periferi të Janinës dhe segmenti që duhet ta lidhte me Kakavijën në kufi me Shqipërinë ka një gjatësi rreth 90 km. Pika kufitare e Kakavijës mban peshën kryesore të lëvizjes së njerëzve dhe qarkullimit tregtar mes Shqipërisë dhe Greqisë./VOA/

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI