Flash

BIRN: Kështu u vodhën votat nga komisionerët e arrestuar

Lapsi.al 28 July 2020
BIRN: Kështu u vodhën votat nga komisionerët e arrestuar

Nga Gjergj Erebara/ Në qendrën e votimit 1508 sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në vitin 2017 u hodhën 418 vota, nga të cilat, Partia Socialiste fitoi 167 ose 41%. Por së paku 22 prej këtyre votave janë hedhur për Partinë Socialiste nga ana e komisionerëve.

Në qendrën 1335, në zgjedhjet e vitit 2017 pati 226 vota të gjetura në kuti nga të cilat, PS fitoi 143. Shtatë prej tyre ose 3.1% e të gjithë votave të fituara i përkisnin votave të pavërteta të emigrantëve.

Ndërsa në qendrën 1336 pati 302 vota në total nga të cilat, 181 ose 60% u morën nga PS. SPAK zbuloi se 23 vota ose 7.6% të totalit ishin vjedhur.

Në të tri qendrat e hetuara rezulton se është zbuluar manipulimi i së paku 5.5% të të gjitha votave.

Maja e ajsbegut

Dosja 339 nisi si një hetim i Prokurorisë për Krimet e Rënda mbi një organizatë të madhe kriminale të angazhuar në trafikun e drogës me bazë në Shijak. Organizata u përgjua për vite me radhë dhe gjatë hetimeve u zbulua se droga ishte një pjesë e aktivitetit të tyre kriminal ndërsa manipulimet zgjedhore dhe kontaktet me zyrtarë të lartë vendorë ishin pjesa tjetër e aktivitetit.

Në tetor 2018, prokuroria arrestoi 27 persona në lidhje me trafikun e drogës ndërsa dy ish deputetë socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko përfunduan në pranga nën akuzën për korrupsion. Hetimet për Çukon u pushuan më vonë pa akuzë.

Në janar 2019, një investigim i BIRN zbuloi atë që u quajt “maja e ajsbergut” në manipulimet zgjedhore, si dhe kontaktet e ngushta mes zyrtarëve socialistë si ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarëve të bandës kriminale.

Që nga janari i vitit 2019 deri më sot prokurorët janë kritikuar për mbyllje sysh dhe inaktivitet në lidhje me hetimin e krimit elektoral ndërsa Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, produkt i reformës në drejtësi, filloi punë dhjetorin e kaluar dhe mori përsipër dosjen në fjalë pas shkrirjes së Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Tetë muaj më vonë, hetimi i indicieve të nxjerra nga përgjimet dhe kontrolli i regjistrave të firmave të votuesve duket se ka nxjerrë në pah një nga format e shumta të manipulimeve zgjedhore në Shqipëri, atë të votimit në emër të emigrantëve.

Shqipëria ka afërsisht 3.4 milionë persona në listat e votimit por besohet se së paku 1 milionë prej tyre jetojnë prej vitesh në emigrim.

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet në Qarkun e Durrësit me 50% të votave duke marrë 8 nga 14 deputetët e zonës. Një pjesë e këtij rezultati duket se është pasojë e manipulimeve zgjedhore./ BIRN

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI