Flash

Tmerri i koronavirusit në Kosovë/ Spitalet po mbushen, skena si të Italisë

Lapsi.al 28 July 2020
Tmerri i koronavirusit në Kosovë/ Spitalet po mbushen, skena si

Publicisti Veton Surroi ka botuar një foto të emërtuar si foto e ditës ku një pacient me Covid 19 është duke marrë oksigjen në koridorin e spitalit. Kosova po shkon drejt ezaurimit të kapaciteteve të saj. Për këtë ka vënë alarmin edhe një mjeke e njohur, drejtoresha e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Venera Berisha-Muharremi, e cila u është drejtuar qytetarëve duke iu thënë se kur të mbesin që të trajtohen nëpër oborre të spitaleve pa mjekë e infermierë, nuk do t'iu biere ndërmend për ekonomi e kafene.

Ditën e sotme shtatë persona kanë vdekur dhe 239 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë. Numri total i viktimave ka arritur në 192, kurse i të infektuarve në 7652.

Në gjitha klinikat e spitale ndodhen të shtrirë 608 pacientë që po trajtohen për COVID-19. Prej tyre janë konfirmuar 414 si pozitivë, 376 janë me oksigjenoterapi e 24 me respiratorë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI