Flash

Rama nuk heq dorë nga ndryshimet kushtetuese: Në 30 korrik Kuvendi voton hapjen e listave

Lapsi.al 28 July 2020
Rama nuk heq dorë nga ndryshimet kushtetuese: Në 30 korrik Kuvendi

Pas dështimit të gjetjes së konsensusit në Këshillin Politik me opozitën, kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në Twitter. Ai thotë se të enjten më 30 korrik Kuvendi do të votojë për ndryshimet kushtetuese, të cilat sipas tij nuk pengojnë askënd në zgjedhje.

Reagimi i plotë.

Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju!

Ju doni lista të hapura 100%!Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë.Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s'e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s'e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv.

Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese,as juridike,po thjesht politike!Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde.Por për këtë s'keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet!

Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria!

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI